Champions League për femra mësoi dje katër grupet me nga katër skuadra. Vllaznia do jetë pjesë e grupit A, me shkodranet që do përballen me PSG, Real Madrid dhe Chelsea. Eksperienca e parë e vajzave kuqeblu në këtë turne ka sjellë edhe kapriçon e goglave, që rendisin Vllazninë në grupin e “ferrit”.
UEFA ka bërë me dije edhe kalendarin e ndeshjeve, me përballjen e parë që do jetë në 20 tetor në “Loro Boriçi”. Në 18:45 në këtë datë, Shkodrën e viziton Real Madrid. Vajzat spanjolle do sfidohen nga Vllaznia, me duelin që pritet të mbushë shkallët e stadiumit në Shkodër.
Gjashtë ditë më vonë, në 26 tetor në 21:00 Vllaznia viziton Londrën në përballjen me Chelsea. Në ndeshjen e tretë shkodranet luajnë në Paris me PSG, për të vijuar më pas me përballjet e tjera sipas kalendarit.