LIVERPULI NUK E LË TË QETË, OFORN 50 MLN EURO PËR BENZEMA .

 

Ajo që flitej prej ditësh ka formë formë zyrtare. Sulmuesi kolumbian Hames Rodriguez ligjërisht është pjesëtar i skuadrës kampione të Europës, Real Madrid. Ashtu siç ishte diskutuar, i ka kushtuar plot 80 milionë euro klubit madrilen, që njëkohësisht është edhe blerja e tretë më e shtrenjtë e gjithë historisë së merkatos, ku edhe dy të parat i mban po Reali i Madridit, me Bejlin që kushtoi 100 milionë euro dhe me Kristiano Ronaldon, që kushtoi 94 milionë euro. Rodriguez ka kryer edhe vizitat mjekësore dhe klubi i Monakos ka lëshuar edhe leje-kalimin. Kjo ishte goditja më e madhe e merkatos të kësaj vere dhe Reali parakalon kështu rivalët e Barcelonës pas blerjes së Suarezit. Tek Reali kolumbiani do të mbajë në shpinë numrin 10 dhe do të përfitojë 7 milionë euro në sezon, një shumë relativisht e madhe, kur kemi parasysh që ai është vetëm 23 vjeç. Rodriguez ka firmosur një kontratë 6-vjeçare, duke dashur të qëndrojë gjatë në Madrid, por së pari do të shohim se sa ai do të përshtatet me filozofinë dhe lojën e Realit, kur dihet që obejtkivat e këtij ekipi janë përherë maksimalë.

Klubi anglez ka shfaqur interesim për Karim Benzeman dhe është i gatshëm t’i paguaj Real Madridit 50 milion euro për francezin, të cilit i kanë  ofruar një pagë të majme.Skuadra e Liverpoolit është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Luis Suarezit në drejtim të Barcelonës. Tabloidit britanik, Daily Mail, shkruan se klubi nga Anfield ka shfaqur
interesim për Karim Benzeman. Sipas këtij tabloidi, Red’s janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit 40 milion funte (50 milion euro) për reprezentuesin francez. Kurse, këtij të fundit i kanë ofruar një pagë prej 200 mijë funteve (253 mijë euro) në javë.

Artikulli paraprakNË PRITJE TË SHËRBIMIT SHËNDETËSOR
Artikulli tjetërBASHKËPUNIMI OJF- QEVERI