Një katërvjeçar me 400 milionë euro në… xhep. Mbi 50 milionë euro neto në vit. Këto janë shifrat e çmendura që do të përfitojë Lionel Mesi nga kontrata e re që firmosi me Barcelonën deri në vitin 2021. “Football Leaks” ka zbuluar bonuset e majme që do të marrë argjentinasi në rast të arritjeve të objektivave me katalanasit.
Por nuk është ky lajmi i vetëm, pasi numri dhjetë i Barcelonës mund të përfundonte te Reali në vitin 2013.
Ekipi rival i katalanasve kërkoi që ta transferonte duke i paguar klauzolën për 250 milionë euro. Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane “Der Spiegel”.