Realiteti është i hidhur. Çdo ditë i kemi para syve. Fëmijë që punojnë, fëmijë që lypin, nëna që kërkojnë lëmoshë. Disa të tjerë marshojnë kundër shfrytëzimit për punë të fëmijëve e të tjerë ulen mes të trotuareve, dy ekstreme që ndahen në vetëm pak metra.
Drejtues të shoqatës që morën pjesë në marshimin sensibilizues kundër fëmijëve që punojnë tregojnë një realitet tjetër. Vështirësitë për komunitetin rom dhe egjiptian i thotë edhe Fiorela Plani, menaxhare e projektit në organizatën “Gruaja në Zhvillim. Save The Children i tërhiq vëmendjen autoriteteve lokale dhe qëndrore për marrjen e masave konkrete për ndalimin e shfrytëzimit të fëmijëve për punë. Shumë vite kanë kaluar dhe situata nuk ka ndryshuar shumë, çdo ditë me dhjetra fëmijë rom dhe egjiptian herë me prindër e herë të vetëm zbresin në rrugët e qytetit duke lypur ose duke bërë punët më të rëndomta. Të sfilitur nga varfëria, të kequshqyer e pa asnjë të ardhme bëjnë jetën e tyre, mes skamjes duke u shfrytëzuar përpara syve tanë.