SHKAK PERFORMANCA E DISA MINISTRAVE, DUKET SE BRËNDA SELISË ROZË NISIN MOSMARRËVESHJET. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua sot në selinë e PS-së,
mësohet se deputeti ka kërkuar thirrjen e një takimi me kryeministrin për të folur për ministrat pa performancë. madje ka shprehur pakënaqësinë sepse ministrat nuk i ngrenë telefonin deputetëve ndërsa këta të fundit përdoren vetëm për fushatë elektorale. “Ministrat nuk i hapin telefonin deputetëve. ..Deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale. Të kërkohet largimi i ministrave që nuk kanë performancë të mirë” mësohet të ketë kërkuar deputeti Doshi në mbledhje, citojnë burimet brenda grupit PS . Vetë Rama nuk ka qenë i pranishëm dhe mbledhja është drejtuar nga kreu i grupit PS, Gramoz Ruçi. Megjithate marredheniet mes deputetit Doshi dhe Kryeministrit Rama, jane ftohur prej disa muajsh, qe nga koha kur deputeti I Shkodres ishte ne listen e te pabindurve te PS-se te cilet synuan qe te deshtonin e disa ligjeve, por kjo edhe per shkak te akuzave te vazhdueshme qe deputeti i se majtes ka shprehur vazhdimisht ndaj ministrit te brendshem Saimir Tahiri