Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali, e cila ishte në krah të ministres së Arsimit një ditë më parë teksa studentja Mirela Ruko i hodhi salcë, ka rrëfyer sesi ka ndodhur ngjarja.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ajo nënvizon se as në Kanun nuk i zihej pritë një gruaja. “AS NE KANUN NUK LEJOHEJ T’I ZIJE PRITË NJË GRUAJE Isha e pranishme dhe s’jam ndjerë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë. Nje dhunë e pashembullt prej njerezish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje! Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për show, mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë! Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!”, përfundon reagimin ajo.

Artikulli paraprakKOLONJË – MBYLLET FUSHATA, RAMA: QEVERIA MBËSHTET ÇDO PROJEKT TË ILIA STEFOS
Artikulli tjetërGJERMANIA “FSHESË” MASIVE AZILKËRKUESVE, DËBIMET MË TË LARTA QË PREJ 2003