Qendra rinore Arka ka organizuar aktivitetin e radhës “ReCordis” I cili konsiston në nderimin e emrave me të njohur të qytetit të Shkodrës dhe kontributit të tyre.

Në këtë organizim i cili do të vijë i përmuajshëm, e para është përzgjedhur pianistja Irena Mhilli në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi ndaj saj. Në këtë takin të parë plot surpriza për pianisten, nuk munguan dedikimet apo edhe buqetat me lule. Të pranishëm ishin nxënës të saj në të kaluarën por edhe ato që po trajnohen aktualisht me të, duke ja bërë edhe më emocionues këtë takim. Irena Mhilli shpreh kënaqësinë e saj në lidhje më këtë organizim.

“ReCordis”, synon që të sjellë sa më prezent emrat e njohur të qytetit tone, duke i bërë më të prekshme për të gjithë e sidomos për artdashësit këto personalitete që me punën e tyre kanë dhënë jo vetëm një kontribut të madh por edhe zemrën qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprak“LA TRAVIATA” RIKTHEN TOB NË SHKODËR
Artikulli tjetërGJYREZI: LAÇI DHE TEUTA DY NDESHJE TË RËNDËSISHME