Sot është 5 maji Dita e Dëshmorëve të Kombit kur kujtesa na kujton se për këtë tokë ku ne sot kemi ndërtuar jetët tona të lira dhanë jetën me mijra njerëz.

Dikush dha jetën duke shkruar, dikush duke punuar e dikush duke luftuar. Por për të gjithë motivi është i njëjtë, dashuria pa kompromis për atdheun e tyre.

Prej dekadash përsëritet i njëjti ritual ku mjaftojnë disa kurora me lule nga politikanët dhe me kaq mbyllet. Por kemi harruar gjënë kryesore pa u thënë dëshmorve, kemi mbetur pa u thënë, te na falni. E janë pikërisht politikanë të parët që duhet ta bëjnë .

Falja është gjëja e parë që duhet të bëjmë si një detyrim moral për jetët e tyre .

Përulësi për të gjithë ato që dhanë jetën duke ëndërruar një Shqipëri si Europa apo SHBA. Por të vjen keq pasi ëndrra e tyre nuk ishte për një Shqipëri si e djeshmja dhe e sotmja.

Jemi një vend, një popull ku sot ëndrrën më të madhe e kemi të bëhemi nënshtetas të pushtuesit të djeshëm .

Më shumë se mirënjohje sot duhet tu kërkojmë falje.
Dëshmorë, na falni!

Nga Ardi Hoti

Artikulli paraprakSHEMBET MASIVI I DHEUT, BLLOKOHET RRUGA PËR NË QAFËSHTAMË
Artikulli tjetërMONSTRA I DIBRËS TENTON SËRISH VETËVRASJEN, I VË FLAKËN QELISË