NUK DIHET SE KUR DO KETË INFORMACION PËR FUNKSIONIMIN ADMINISTRATIV. Në takimin informues që u zhvillua për reformën administrative-territoriale të pranishëm ishin edhe deputeti i Qarkut Shkodër Namik Kopliku dhe kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike për Shkodrën, Fatlum Nurjatë cilët diskutuan edhe si specialist të fushës.

Deputeti Kopliku tha se me reformën e re 50 milionë lekë lirohen por që mbesin sërish në njësitë e reja që do krijohen.

Deputeti Kopliku i pyetur se cili është mendimi i tij për vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për referendumin në Komuna e Bashki u shpreh shkurt duke thënë se KQZ është institucion i pavarur.

Pyetjes se kur njësitë vendore do të kenë informacion për anën administrative të reformës së re duke qenë se pas 7-8 muajsh do të jenë zgjedhjet lokale dhe Bashkitë e Komunat ende nuk kanë asnjë ide se si do të funksionojë, nuk iu përgjigj deputetit Kopliku por kryetari i FRD, Fatlum Nurja.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/fJ6ecD2gK4w” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTEATRI MIGJENI, ÇMIM TË PARË NË PRESHEVE
Artikulli tjetërSITUATA E RENDIT DHE SIGURISË NË 24 ORË NË QARKUN SHKODËR