MINISTRI I FINANCAVE LARGOHET POR KRENAR PËR REZULTATIN. Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Lajmin e dorëheqjes ai e ka konfirmuar vetën me anë të një postimi në Tëitter, ku shkruan se nuk do të jetë më Ministër i Financave.

Dorëheqja e Ministrit të Financave erdhi disa orë pasi Greqia i tha “Jo” referendumit që u zhvillua ditën e djeshme. Teksa jep arsyet e dorëheqjes Varoufakis shkruan se eurogrupi deshi mos prezencën e tij në mbledhjet e grupit, teksa thotë se idenë për të mos qenë në takime, kryeministrit Aleksis Cipras e ka pëlqyer. “Ideja për të mos qenë në takime, Cipras e pëlqeu. “I pëlqen sepse mendon se mund të arrijë marrëveshje. Për këtë arsye, mendova të jap dorëheqjen. Do ta ‘vesh’ me krenari urrejtjen e kreditorëve”, shtoi Varoufakis. Më tej, teksa shpreh entuziazmin e tij per “Jo” e referendumit, Varoufakis shkruan se do ta “vesh” me krenari urrejtjen e kreditorëve. Do e “Vesh” me krenari urrejtjen e kreditorëve”, – shkruan Varoufakis. Ai ka thënë se referendumi i djeshëm do të hyjë në historinë e greqisë teksa thekoson se do të mbështesë Tsipras, qeverinë dhe Ministrin e ri të Financave në çuarjen përpara të “JO” së popullit grek.  

Artikulli paraprakGREKËT NJË “JO” TË FORTË PËR EUROPËN
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, MASAT NE FUSHEN E MJEDISIT