Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Shkodër anëtarët e partisë socialiste kanë marrë pjesë në votimin për referendumin e kësaj force politike.
Koordinatori i PS në Shkodër për qytetin Agim Shimaj u shpreh se pjesëmarrja është masive ndërkohë që nuk ka probleme gjatë procesit të votimit. Anëtari i komisionit të votimit në këtë process të referendumit Vladmir Gjerga shprehet po ashtu se nuk janë konstatuar parregullsi ndërsa rezultati pritet që të bëhet i ditur shumë shpejt pas përfundimit të votimit. Në Shkodër votohet në referendum për pjesën e qytetit ndërsa të gjitha njësitë e tjera vendore të qarkut Shkodër kanë qendrat e tyre ku edhe atje është votuar dhe nuk raportohen probleme.