Po vijon i qetë votimi në referendumin e thirrur nga Kuvendi i 11 dhjetorit për ratifikimin e vendimit të shkarkimit të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Në Lezhë,  rreth 15% e anëtarëve të PD kanë arritur të votojnë. Ndërkohë që numri vijon të jetë i konsiderueshëm. Deputetët e PD dhe kandidatët për depuetë të PD nuk kanë marrë pjesë përveç Salvador Kaçajt.

Në Gjirokastër në qendrën kryesore të votimit në Pallatin e Sportit ka nisur pak me vonesë procesi.

Pjesëmarrje më të lartë në Tepelenë dhe Libohovë, process i i qetë, pa incidente, pritet që pjesëmarrja të rritet në vijim. Nuk janë raportuar incidente. Në Lazarat vihet re pjesëmarrje shuëm e ulët. Deri në këto momente në rang qarku në Gjirokastër pjesëmarrja në referendum është 21 %.

Ndërkohë deri në orën 10:30 në Sarandë kane votuar 110 persona nga 850 me të drejtë vote ndërkohë që Delvinë kanë votuar 45 nga 455.

Në Dibër, procesi i votimit vijon normalisht. Ne Mat janë 1075 votues, në Bulqizë 1664 dhe në Dibër 1150 votues. Megjithëse temperaturat janë të ulëta në bashkinë e Dibrës ka fluks votuesish. Deri tani kanë votuar rreth 32% e anëtarëve. Në Dibër votimi kryhet në Pallatin e Kulturës.

Në Mallakastër nga 900 anëtare pretendohet se do të marrin pjesë 600. Deri tani kanë votuar 30%.

Artikulli paraprak“KREP ME ÇOKOLLATË TË ZEZË”! ÇFARË BËN RAMA TEKSA SITUATA NË PD PO “ZIEN”!
Artikulli tjetërSI U PRIT BASHA TE PALLATI I KONGRESEVE NË NISJE TË KUVENDIT TË PD