Kryeministri Edi Rama i ka telefonuar mbrëmë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për ta uruar për suksesin në referendumin për ndryshimet kushtetuese.

Agjencia e lajmeve turke Anadolu njofton se telefonatat janë bërë nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministri i Libanit, Saad Hariri. Kjo agjenci citon burimet e Presidencës të cilët mësohet të kenë thënë se Ivanov, Rama, Pahor dhe Hariri i kanë telefonuar Presidentin Erdoğan. Liderët kanë uruar presidentin e Turqisë për suksesin e arritur në këtë referendum popullor.

Artikulli paraprakKULTURA E ANKIMIT MBI LIGJIN ANTI-DISKRIMINIM
Artikulli tjetërZGURI: KQZ NUK SHTYN AFATIN PA MARRËVESHJE POLITIKE