Koordinatori i PS në Shkodër Agim Shimaj i është kundërpërgjigjur deputetes Mimoza Hafizi për deklarimet e saj në lidhje me manipulimin e procesit të votimit në referendumin e partisë socialiste.

“Jam i habitur” tha koordinatori Shimaj nga deputetja Hafizi. Sipas koordinatorit Shimaj s’mund të jetë e gjithë partia gabim dhe vetëm deputetja Hafizi me grupin e saj të vogël të kenë të drejtë. Personi që është ndryshuar në komision tha koordinatori Shimaj është larguar drejt Italisë dhe duhej zëvendësuar. Ky reagim i koordinatorit të PS në Shkodër erdhi pas akuzave të deputetes hafizi për parregullsi dhe mungesë informacioni nga komisioni që organizon procesin e votimit për referendumin.

Artikulli paraprakPMNZH , MUNGESA E HIDRANTEVE NA PENGON
Artikulli tjetërKARATE, ZHVILLOHET NË SHKODËR KAMPIONATI KOMBËTAR