Zviceranët kanë votuar në referendum metodat e reja të monitorimit nga Agjencitë e Inteligjencës, ku 65.5 përqind e tyre dhanë votën pro.

Ligji i ri do ti lejojë autoritetet të monitorojnë bisedat telefonike, të kontrollojnë e-mailet dhe të vendosin kamera në çdo vend që e shohin të nevojshëm, duke prekur edhe privatësinë e individëve. Megjithëse ligji i ri kaloi në Parlament vitin e shkuar, ende nuk ka hyrë në fuqi pasi kundërshtarët e çuan në referendum popullor. Zviceranët kanë votuar pro metotave të reja të mbikqyerjes nga Agjencitë e Inteligjencës në referendumin e mbajtur për këtë çështje. Ligji i ri do ti lejojë autoritetet të monitorojnë bisedat telefonike, të kontrollojnë e-mailiet dhe të vendosin kamera në çdo vend që e shohin të nevojshëm, duke prekur edhe privatësinë e individëve. Mbështetësit e këtij ligji theksojnë se diçka e tillë do ta ndihmojë zhvillimin dhe rritjen e normave të sigurisë në vend. Ndërsa ata që e kundërshtojnë deklarojnë se një ligj i tillë do të cënonte ndjeshëm të drejtat e individëve dhe gjithashtu do ta bëntë Zvicrën një shtet më pak të pavarur, duke qenë se do ti duhet të bashkëpunonte shpesh me vende të tjera. Rreth 65.5 % e votuesve pranuan propozimin që Shërbimi i Inteligjencës të vendosë nën monitorim elektronik të gjitha ata që konsiderohen të dyshuar, sigurisht duke pasur miratimin e Gjykatës, Ministrisë së Mbrojtjes ose kabinetit qeverisës. Autoritetet zvicerane deklarojnë se ky monitorim i plotë do të kryhet një herë në muaj për të pasur nën kontroll të gjithë personat që shihen si të dyshuar me rrezikshmëri të lartë. “Ky rregull i ri nuk është i ngjashëm me spiunazhin amerikan apo të fuqive të tjera të mëdha i cili i kalon kufijtë e të drejtave të njeriut ” – deklaroi më herët gjatë këtij viti Ministri i Mbrojtjes në Zvicër, Guy Parmelin. Në ligjin aktual, autoritetet mbështeten vetëm në informacionet e bëra publike dhe nuk u lejohet të hetojnë më thellë. Megjithëse ligji i ri kaloi në Parlament vitin e shkuar, ende nuk ka hyrë në fuqi pasi kundërshtarët e çuan në refereum popullor.

Artikulli paraprakTESTOHET TELESKOPI RADIOFONIK MË I MADH NË BOTË
Artikulli tjetërMBLEDHJA E OKB – SHBA AKUZON RUSINË PËR “BARBARIZËM” NË SIRI