Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka ndërmarrë një sërë trajnimesh me drejtorët dhe mësuesit e qarkut të Shkodrës me qëllim bashkërendimin e punëve ndërmjet institucioneve të arsimit parauniversitar.

Trajnimet pranë shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër u udhëhoqën nga specialistët e sektorit të kurrikulave të veçanta, ndërsa synimi i këtyre trajnimeve është trajnimi i stafeve mësimore në mënyrë që reforma arsimore të ketë sukses. Instituti i Zhvillimit të Arsimit është një strukturë e posaçme pranë Ministrisë së Arsimit, e cila ka përgatitur edhe një broshurë si udhëzues për zhvillimin e kurrikulës së re.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërJUBICA: KORÇA FINANCOI FITOREN E VLLAZNISË ME KORABIN