Kryeministri Rama prezantoi para dy ditesh reformen e ujit te pijshem.
Kjo reformë do të nisë nga një fazë e parë koordinimi të aksionit, ku do të përfshihen drejtuesit e ujësjellësave. Pas kësaj faze, në muajin Shkurt do të nisë kontrolli derë më derë. Të gjithë konsumatorët që furnizohen në mënyrë të parregullt me ujë, duke evituar faturimin, do të kenë vetëm 90 ditë kohë për të vetërregulluar situatën dhe për të lidhur kontratat. Vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë, prerja e lidhjeve të paligjshme do të jetë pa penalizime.
Per te folur ne lidhje me kete teme, ka qene i ftuar ne emisionin e mengjesit ne Star Plus, Shefi i Task-Forces se Ujesjelles Kanalizime Shkoder Gjenarin Kapoari.Kapoari beri me dije se tashme faturat e ujit te pijshem nuk do te jene me afrofe por do te jene ne baze te matesit te ujit.Ai beri me dije se me nisjen e kesaj reforme dhe me matesat qe do vendosen, edhe presioni i ujit do jete me i larte ashtu si edhe furnizimi me uje 24 ore.
Ne lidhje me matesat qe do vendosen per shtepite te cilat furnizohen me uje permes puseve, Kapoari tha se do te faturohen vetem per shkarkimet e ujerave te perdorur.Gjenerin Kapoari tha se prêt qe ne keto 90 dite kohe qe Kryeministri Rama ka vendosur ne menyre qe qytetaret te reflektojne vete, prêt te mos kete shume rezistence nga ana e tyre pasi do ndeshen pastaj me pasojat ligjore.