Duke filluar nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm do të ndëshkohet sipas ligjit. Në kuadër të reformës së ujit, kryeministri Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë lidhjet e ligjshme.
“Kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin të nxitojë deri në 31 janar. Të ligjërojë marrëdhënien me ndërmarrjen e bashkisë përkatëse pa asnjë penalitet ligjor, ashtu siç kanë e po bëjnë me mijëra konsumatorë familjarë e biznese.Nga 1 shkurti çdo lidhje e paligjshme do të ndëshkohet sipas ligjit! Uji i pijshëm është pasuri e përbashkët, boll është vjedhur e shpërdoruar 27 vjet! Shumica nuk mund të paguajë më edhe për pakicën dhe shërbimi me ujë 24 orë në çdo shtëpi e biznes, arrihet duke vendosur në radhë të parë ligjshmërinë, pastaj duke rritur edhe investimet e jo borxhet falë kontributit të secilit sipas sasisë që konsumon”, shkruan Rama në FB.