Grupet e Task Forcë të Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës Kanalizime Shkodër vijojnë pa ndërprerje Reformën e Ujit ndaj debitorëve me qëllim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura por edhe respektimin e ligjit nga qytetarët.
Shtatë grupe të ujësjellësit janë shpërndarë në gjithë territorin e qarkut Shkodër për përcaktimin e kontratave informale dhe lidhjet e paligjshme për të bërë të mundur formalizimin e çdo abonenti familjar apo biznes dhe për furnizimin sa më të mirë me ujë të pijshëm në pesë bashkitë e këtij qarku.
Përgjegjësi i Task Forcës të ujësjellësit në Shkodër Armand Mjeda tha se nga 22 mijë debitorë në fillim të Reformës, aktualisht ky numër është ulur në 16 mijë kjo falë edhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të shlyer pagesat e prapambetura dhe për të bashkëpunuar për formalizimin e kontratave dhe nënshkrimin e akt-marrëveshjeve….
Task Forca e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellësit do të jetë e pranishme përgjatë gjithë vitit në gjithë qarkun Shkodër qoftë për mbledhjen e debive tek abonentët por edhe për eleminimin e shkeljeve dhe lidhjeve të paligjshme shprehet Edmond Dibra, përgjegjës i zonave të terrenit…
Reforma e Ujit bën të ditur Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër është një rrugë pa kthim. Aksionet në terren do të jenë të përditshme për zbatimin sa më të saktë të Reformës së Ujit duke falenderuar qytetarët dhe bizneset për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.