Lulzim Basha ka mbajtur një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë, ku komentoi deklaratat e kryeministrit Rama për reformën në drejtësi. Basha tha se reforma u realizua falë mbështetjes dhe presionit të SHBA. Ndërkohë, i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë sipas tij nga sulmet ndaj SPAK.

“Kemi dëgjuar kryeministrin të mos lërë rast pa shpërdoruar duke u përpjekur të hiqet si promotori dhe mbrojtësi i madh i reformës në drejtësi dhe i SPAK. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Reforma në drejtësi kaloi vetëm falë të mbështetjes dhe presionit të aleatëve euroatlantikë.

Një reformë që synon ti japë fund pandëshkueshmërisë. Fakti është se SPAK ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Rama dhe qeveria e tij janë në konflikt të hapur interesi me punën e SPAK. Rama ti japë fund hipokrizisë, nëse ka një grimcë të vërtetë në atë që thotë ti japë fund sulmeve të hapur dhe t fshehura ndaj SPAK dhe të sjellë për votim amendamentet tona.”

Artikulli paraprakPROJEKTBUXHETI/ SHPENZIMET SIPAS FUNKSIONEVE 2025, ULEN PËR MBROJTJEN SOCIALE DHE SHËNDETËSINË
Artikulli tjetërBARDHI I KËRKON DORËHEQJEN SPIROPALIT: KE PENGUAR OPOZITËN TË MARRË PJESË NË KUVEND