Zv/ Ambasadori i Holandës në Shqipëri Jurgen Van Meirvenne ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrës në forumin me temë “Pjesëmarrja e publikut në Reformën e drejtësisë”.

Sipas zv. Ambasadorit, ky projekt synon informimin e detajuar të qytetarëve për këtë reformë. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se institucioni që ajo përfaqëson do të jetë konsulent i qytetarëvë mbi rëndësinë e reformës në drejtësi. Sipas jurists Vjollca Meçaj, e cila ishtre ftuar të referonte në takim, synimi i reformës është rritja e cilësisë së shërbimeve që sistemi u ofron qytetarëve. Ky projekt mundësohet nga Ambasada e Holandës në Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shërbimi Ligjor Falas në bashkëpunim me pushtetin lokal. Synimi është që të informohet publiku dhe shoqëria civile mbi ndikimin që ka reforma në drejtësi në mënyrë që të ketë një debat të gjerë publik.

Artikulli paraprakPROTESTAT, MINISTRIA PREMTON ZBATIM TË KËRKESAVE
Artikulli tjetër15 FAMILJE APEL SHTETIT: DUAN TË NA LËNË PA SHTËPI