Pas një mbledhje maratonë prej më shumë se gjashtë orësh këtë të dielë, ekspertët e nivelit të lartë për reformën në sistemin e drejtësisë u shprehën se drafti përfundimtar do të miratohet ditën e hënë, edhe pa praninën e opozitës në tryezën e ekspertëve.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertët Gent Ibrahimi, Sokol Sadushi dhe Aurela Anastasi si dhe përfaqësuesit e misionit të EURALIUS dhe OPDAT në Tiranë, ndërsa ekspertët e opozitës braktisën takimin vetëm pak minuta pas fillimit të tij. Sipas ekspertit Sokol Sadushi, drafti do duhet të miratohet përgjatë dy ditëve të mbetura, sipas afatit të vendosur që është data 12 e këtij muaji, në mënyrë që ekspertët e Venecias, të cilët do të vijnë në Tiranë në datën 21 Janar, të kenë kohën e mjaftueshme për shqyrtimin e punës së tryezës së ekspertëve. ………………. Pavarësisht kërkesave të demokratëve për ndryshimin e formës së zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve Kushtetuese nga votimi me shumicë të cilësuar, në shumicë absolute prej 94 votash, ekspertët e nivelit të lartë i bënë thirrje opozitës që të marrë pjesë në mbledhjen e të hënës dhe të paraqesë opinionin e saj mbi draftin përfundimtar.  Vulën përfundimare draftit të ekspertët të nivelit të lartë do tia japë Komisioni i Venecias dhe më pas ai do të kalon për votim në Kuvend duke shenuar keshtu edhe miratimin e reformes ne drejtesi.

Artikulli paraprakHYN NË FUQI LIGJII PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR TASHMË PJESË E BASHKIVE
Artikulli tjetërPUNONJËSIT SHQIPTARË, PUNOJMË MË SHUMË SE TË TJERËT