Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim, vizitoi mëngjesin e sotëm (6 korrik) qytetin e Vlorës.
Teksa u prit nga kryetari i bashkisë Dritan Leli, ambasadorja shprehu kënaqësinë e saj për ndryshimet që janë bërë në qytet.
Kim ripërsëri faktin se është e rëndësishme zbatimi i reformës në drejtësi, pasi në këtë mënyrë, shqiptarët, por edhe amerikanët do të ndihen të sigurt për të investuar në Shqipëri.
Yuri Kim: ”Kisha dëgjuar gjëra të bukura për Vlorën por duke ecur në rrugët e qytetit pashë që qyteti juaj ofron më shumë. Është kënaqësi për mua të shoh ndryshimet e Vlorës ndër vite. Nëse në Shqipëri zbatojmë gjërat që na rekomandohen, ligjet, atëherë e gjithë Shqipëria do të ecë përpara.
Është tepër me rëndësi zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që të sundojë ligji në mënyrë që shqiptarët amerikanët të ndihen të kenë besim që investojnë në Shqipëri.”