Reforma në drejtësi është votuar në parim nga opozita dhe mazhoranca, që kanë arritur dakordësinë e parë
. Deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se “çështjet politike duhet të fillojnë të negociohen sa më shpejt”. “Procesi sot me votimin në parim mori një hap për diskutimin nen për nen. Nesër do të fillojë diskutimi nen për nen për amendamentet kushtetuese. Qëndrimi i opozitës është votimi pro për fillimin e diskutimit nen për nen”, shtoi Halimi. Por, deputeti demokrat theksoi se “votimi pro nuk nënkupton dhe votën pro për amendamentet për çështjet politike”.