Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë sukses nëse të gjithë nuk japin kontributin që u takon. Nuk është vetëm reformë politike, por edhe shoqërore. Kështu u shpreh nga Shkodra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Drejtësisë mbi rolin e ILDKPI-së në arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë. “Para së të kërkojmë drejtësi nga institucionet e drejtësisë duhet ta kultivojmë brenda vetes”, shtoi Metani.
Metani u ndal për të folur për presionin e padrejtë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por theksoi se nga 2020 deri sot niveli i ankesave që vijnë nga qytetarët është rritur shumë.
Më tej, Metani bëri me dije se nga Shkodra ka shumë ankesa për çështjet e zvarritjeve dhe për këtë tha se do të fillojë një hetim në Shkodër.
Më herët, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës. Në fjalën e tij, dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Gaspër Kokaj, tha se ky memorandum është me interes dhe që një institucion i rëndësishëm merr iniciativa të tilla.
Kjo marrëveshje vjen në kuadër të bashkëpunimit të institucionit të ILDKPI me fakultetet e drejtësisë të universiteteve publike të vendit.