Një komunikatë e orëve të mbrëmjes së të premtes, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka bërë të ditur mbi një komunikim telefonik mes ndihmëssekretares së Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Victoria Nuland, dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sigurisht që në qendër të telefonatës ka qenë reforma në drejtësi, teksa Nuland ka nxitur udhëheqësin e opozitës për përparim në lidhje me miratimin e kësaj reforme. Victoria Nuland ka theksuar se krerët e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit mes Bashës dhe kryeministrit Rama, për të rënë dakord mbi miratimin e shpejtë të një reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi. Nuland nënvizoi gjithashtu se kjo reformë gëzon mbështetje të gjerë mes popullit shqiptar, ndërsa mbetet prioritet i lartë në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por edhe për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakKOSOVA MERR FITOREN E PARE PAS NJOHJES NGA UEFA DHE FIFA
Artikulli tjetërPARA EUROPIANIT, KUQEZINJTE MPOSHTEN ME UKRAINEN