Dy përfaqësuesit e opozitës dhe presidentit të Republikës kanë qenë kritik dhe kanë kërkuar që opionionet e tyre të merren parasysh për reformën në drejtësi. Fillimisht Besnik Çerekja, përfaqësues i opozitës kërkoi që reforma në tërësi por edhe organet e saj të mos jenë të kapura nga politika.
Nga ana tjetër ndihmësja ligjore në Presidencë, Ledina Mandija tha se opinionet për amendamentet kushtetuese janë shpërfillur ndërsa deklaroi se Këshilli i Lartë Gjyqësor që do ketë peshën kryesore të sistemi apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe zgjedhjet që do bëjnë ata sërish janë nën tutelën e politikës dhe Parlamentit. Pjesa tjetër e tryezës, gjyqtarë dhe prokurorë kanë qëndruar në heshtje gjatë diskutimeve dhe dhënies së mendimeve për reformën në drejtësi.