Në mesnatën e 21 korrikut të vitit 2017, u miratua me 140 vota “pro” Reforma në Drejtësi. Sot në 3-vjetorin e saj, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin tek rëndësia e saj dhe sipas tij, për të kuptuar këtë mjafton vetëm për të dëgjuar dhe parë reagimet e “armiqve” të saj.
“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi,mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë Europiane dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, shkruan Rama.