Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara dhe është nisur menjëherë drejt Shqipërisë.

Lajmi njoftohet nga Zyra e Shtypit e LSI-së dhe sipas saj ndërprerja është bërë “për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi”. Para nisjes së beftë për në Shqipëri, Ilir Meta ftoi për një drekë pune eurodeputetin Fleckenstein dhe të pranishëm në këtë drekë ishin edhe Lulzim Basha, Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka. Në fjalën e dhënë për mediat, Fleckenstein “zyrtarizoi” qëndrimin e Bashkimit Europian për rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera të reformës në drejtësi. “Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste. Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve” tha ai.

Artikulli paraprakXHEVAHIR SUKAJ NUK HARRON TË SHËNOJË AS NË MALAJZI
Artikulli tjetërÇUDIT MINISTRI TAHIRI, XHIRO ME MOTOR NË MES TË TIRANËS