Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori i ka bërë apel politikës për realizim të reformës në drejtësi. Në Konferencën Gjyqësore Kombëtare Zaganjori tha se reforma duhet të miratohet me frymën e Venecias dhe me konsensus.

 

ZaganjoriGjyqtarët nuk duhet të ngelizhojnë punën, por duhet të përmbushin misionin e tyre në shërbim të qytetarëve. Gjykatat përballen me një volum të madh pune. Gjykatat e të gjitha niveleve kanë një ngarkesë të jashtëzakonshme.

Në këtë kuadër duhet që të gjenden rrugë ligjor për zgjidhjen alternative të konflikteve.

Duhet ti japim më shumë përparësi profilizimit të gjyqtarëve, kjo do të sillte kualifikim më të madh, do të sillte siguri juridike më të madhe dhe vendime më të drejta.

Synimi i reformës është përmirësimi i funksionimit të sistemit, duke pasur ne themel parimet e demokracisë. Refiorma do të ndikonte pozitivisht në shtetin e së drejtës.

Efektivitetit i një sistemi gjyqësor, siguria juridike ekzekutimi i vendimeve janë indikatorët bazë, prandaj ne kemi detyrimin moral që të fokusojmë vëmendjne për të dhënë contribute reale për reformimin e pricesit gjyqësor.

Ndryshimet kushtetuese po shqyrtohen, oponionet e venecias janë orjentime për rrugën e ndjekur. Më lejoni ti bëj një apel aktorëve politikë që në frymën e komisionti të Vencies të shtojnë përpjektjet për të gjetur konsensusin për realizimin duke mbajtur interesat e qytetarëve si dhe parimet e shteitt të së drejtës.

Kjo reformë duhet të ketë si qëllim adoptimin e standardeve europiane.

Sot do të zgjidhen dy anëtare të KLD

Sot do të mblidhet Konferenca Gjyqësore Kombëtare e cila ka në rendin e ditës edhe zgjedhjet e dy anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët do të zëvendësojnë në këtë detyrë, kolegët e tyre që u ka mbaruar mandati.

Vendet vakante u takojnë, një gjyqtari të apelit dhe një gjyqtari të shkallës së parë.

Për këto dy vende vakante, pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandidaturat e tyre 3 gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë.

1-Dhimitër Lara Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
2-Ridvan Hado Gjykata e Apelit Tiranë
3-Neritan Cena Rrethi Gjyqësor Tiranë

Artikulli paraprakPERSONAT DOWN, KRAJA: ISTITUCIONET DUHET TË OFROJNË MË SHUMË MUNDËSI
Artikulli tjetërBUSHATI NE GREQI, TAKOHET ME PRESIDENTIN GREK: TE HEQIM LIGJIN E LUFTES