E vetmja mënyrë për t’i dhënë dritën jeshile reformës në drejtësi për opozitën është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe marrëveshja e dhjetorit të 2014-ës nga mazhoranca aktuale.

Kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka thotë se këto nuk janë kushte të PD por detyrim për t’u zbatuar. Shqipëria bëri një hap pas sepse marsi ishte afati ku pritej të votohej në parlament reforma në drejtësi. Letrën e kryeministrit Rama drejtuar kreut të opozitës Basha, Paloka e quan absurd sepse nuk ka se si të diskutohen vendimet kushtetuese, duhet vetëm që të zbatohen. Paloka tha se edhe komisioneri Hahn qartazi i bëri të ditur mazhorancës se e vtemja rrugë për të hapur negociatat me BE është respektimi dhe zbatimi i 4 pikave ndryshe nuk mund të ketë integrim. Zgjedhjet e parakohshme për opozitën janë një domosdoshmëri sepse situata në vend është përkeqësuar thotë Paloka. Shqipëria ndodhet në një ngërç politik dhe palët nuk po gjejnë dakordsinë për të kaluar reformën në drejtësi që është kushti kryesor, ngërç i cili lë në vendnumëro përsa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Artikulli paraprakMUZEU “OSO KUKA” NIS PËRGATITJET NË PRAG TË SEZONIT
Artikulli tjetërTRANSPORTI URBAN, BSPSH: PËRGJEGJËSE BASHKIA SHKODËR