Reforma territorale e miratuar nga Partia Socialiste, dhe pa votat e demokratëve, për PD-në ka dështuar. Nën/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, shprehet se kjo reformë duhet ribërë dhe se demokratet janë të gatshëm për t’u ulur në bisedime.

Deputeti demokrat jep disa arsye se pse sipas tij ka dështuar kjo reformë, që lidhen sipas tij, me rikthimin e bashkive në reparte elektorale në favor të PS, në vend pune për militantët socialiste, dhe në instutucione tenderash abuzive.

“Bashkitë janë shndërruar në depozita punesimesh. Pushteti vendor i kthyer në reparte elektorale. Bashkitë aktuale asnjë shërbim qytetarëve.”

Në Shqipëri, me reformën territoriale të vitit 2014, u krijuan 61 bashki. Kryeministri Rama pak javë më parë, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” u shpreh se është i idesë që ky numër bashkish të zvogëlohet edhe më.

Ndryshe mendon Albeaj. Zyrtari i lartë i PD-së është i mendimit për më shumë bashki se c’janë, në mënyrë që qeverisja të vijë sa më afër njerëzve.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË MAQEDONINË E VERIU/ REGJISTROHEN 525 RASTE TË REJA, RRITET NUMRI I VIKTIMAVE NË 24 ORË
Artikulli tjetërRAMA TAKON KRYEMINISTRIN E HOLANDËS NË SELINË E OKB DHE JEP LAJMIN: RUTTE NË SHQIPËRI MË 10 NËNTOR, RIKONFIRMON MBËSHTETJEN PËR INTEGRIMIN