Gazment Bardhi thotë se është Edi Rama ai që po bllokon Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Bardhi tha se kjo ishte një farsë e radhës nga socialistët dhe nga ata me mandat opozitar që bëjnë sikur kanë ndërmend të bëjnë Reformën Zgjedhore.
‘Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë Zgjedhore. Qëllimi ishte tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare. Nuk kanë asnjë produkte. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore por është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Edi Rama nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës për Reformën Zgjedhore.
Opozita dëshiron të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por nuk po lejohet. Po mbahet peng e bllokuar nga vullneti i Edi Ramës. Janë rreth 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te Reforma Zgjedhore. Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës. Është qesharake që vazhdojnë të sillen sikur e kanë besimin tonë. Ja kemi dhënë i kemi mbështetur për dy vite ta çojmë para Reformën Zgjedhore por e kanë bllokuar punën për Reformën Zgjedhore.’- tha Bardhi.