Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar propozimet e opozitës së bashkuar për procesin e Reformës Zgjedhore.
Në një postim në facebook, Basha shkruan se Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që do të nisë nga konsultimi me qytetarët.
Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.
Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar.
Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore.
Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja.