Krerët e koalicionit të majtë janë takuar sot në vilën nr.30 për të diskutuar rreth projekt buxhetit të vitit 2016 i cili pritet që të miratohet në seancën plenare të datës 17 dhjetor dhe ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Në këtë takim, i cili ka përfunduar rreth orës 12.00 kanë marë pjesë kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ai i Brëndshëm, Saimir Tahiri,deputetët Gramoz Ruçi, Erion Braçe,Petrit Vasili dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.