OSBE-ODIHR ka kritikuar partitë politike për mungesën e veprimeve konkrete sa i takon përfshirjes së rekomandimeve të dhëna në Reformën Zgjedhore.
Drejtori i ODIHR, Matteo Meccaci në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri tha se ende nuk është parë asnjë përparim në reformat e nevojshme për adresimin e rekomandimeve të institucionit ndaj partive politike shqiptare.
“Është inkurajuese të shohësh përparimin që ka bërë Shqipëria në shumë fusha dhe sa të hapura janë autoritetet për t’u angazhuar me rekomandimet e ODIHR-it,” tha drejtori i ODIHR, Matteo Mecacci. “Por për fat të keq, ne nuk kemi parë ndonjë përparim në reformat ligjore të nevojshme për të adresuar rekomandimet tona. Tani është koha për të ndërmarrë veprime, përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.”