Reforma Zgjedhore, opozita nis lëvizjet, Bylykbashi takon Metën

Pak orë pas ftesës publike që Ilir Meta u drejtoi partive parlamentare për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kanë nisur lëvizjet e para edhe nga opozita. Burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se bashkëkryetari i komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një takim pak minuta më parë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta në ambientet e Hotel Rogner. Në fokus të takimit mësohet se është pikërisht informimi për axhendën e tryezës së partive të thirrur nga Meta. Takimi vjen në prag të nisjes së një mbledhje urgjente të Lulzim Bashës me aleatët e djathtë në selinë e PD. Opozita ka insistuar për votim elektronik, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga shumica për mungesë të afateve kohore për futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Artikulli paraprakBASHA: NIS BASHKIMI I ARMATAVE PAQËSORE. FUSHË-BETEJA JONË E PARË KAVAJA
Artikulli tjetërVLAHUTIN DHE LU MESAZH PARTIVE TË VOGLA PËR TAKIM KONSULTATIV