Periudha pas zgjedhore po shoqërohet me lëvizje në Drejtoritë Rajonale dhe Administraten e Bashkisë së Lezhës.Sipas burimeve disa ditë pas zgjedhjeve vendore të 14-majit është larguar nga detyra Drejtori i Ujitjes dhe Kullimit Fran Mata, ndërsa lëvizje të tjera pritet të ketë edhe në ditet në vijim.Po ashtu “fortuna” pas zgjedhore ka prekur edhe administraten e Bashkisë Lezhë.Drejtuesja e Njesisë Administrative të Dajçit Majlinda Miloti nuk do ta mbajë më këtë post dhe zëvendësimi i saj nuk është bërë ende.

Pjesë e kësaj reforme pritet të jetë edhe Njesia Administrative e Shëngjinit, ndërsa lëvizja ka patur dhe në rang përgjegjësish apo transferime punonjësish në administraten e Bashkisë Lezhë.Sipas të burimeve këto lëvizje në Drejtoritë Rajonale, por edhe në Bashki lidhen me rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14-majit.

Ndonëse socialistet arriten ta fitojnë garen elektorale, në disa zona rezultati nuk i ka përmbushur pritshmeritë e madje ka qenë zhgënjyes.Përgjegjes janë bërë përsonat që kishin marrë në patronazh qendrat e votimit ku Partia Socialiste humbi, ndaj dhe pa humbur kohe ka nisur “fshesa” ndaj atyre që nuk arriten rezultate të mira.

Artikulli paraprakFAKULTETI EKONOMIK ZHVILLON PANAIRIN E PUNËS 2023
Artikulli tjetërU PËRPLAS ME BERISHËN, NOKA KËRKON PËRJASHTIMIN E BALLËS NGA SEANCA