Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” gradualisht do të futet në një reformim aty ku është e nevojshme për përmirësimin e situatës në të ardhmen. Rektori i këtij universiteti Tonin Gjuraj në një mbledhje të senatit akademik tha se ka shkuar në 925 numri i studentëve të regjistruar ndërsa aplikimet janë ende të hapura duke treguar edhe pikat se ku do ketë reformë.
Oferta akademikenë vazhdimësi do të jetë ndryshe shprehet rektori Gjuraj ndërsa programet e studimit do të jenë sipas nevojave që ka tregu i punës ndërsa theksoi se nuk ka mbyllje të dege të këtij universiteti.
Reforma në administratë bashkë me disa ndryshime të tjera janë një tjetër pikë e rëndësishme në 5 objektivat që rektori Gjuraj ka për reformimin e universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Tre ditë më parë, më 7 tetor universitetet hapën dyert për studentët mes të cilëve edhe universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.