Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatet që e kthen Lezhën në qender pritëse për ta, u bë objekt diskutimi dhe debatësh mes opozitës dhe mazhorances në Këshillin Bashkiak.

Zbatimi i kësaj marrëveshje pa u konsultuar me komunitetin do të sjellë pasoja afatgjate në jeten social-ekonomike dhe për rendin e sigurinë në Lezhë u shprehen përfaqësueset e opozitës në Këshillin Bashkiak.

Teksa mbrojten marrëveshjen për refugjatet, Nenkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste Erin Ndreca kërkuan që mos të përhapet panik për qëllime politike në lidhje me këtë çështje.

Partia Demokratike kishte kërkuar interpelance me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në lidhje me marrëveshjen për refugjatet, por kjo çështje nuk u fut në rend dite dhe diskutimet u bënë tek pikat e tjera.

Artikulli paraprakURA E BARDHAJVE E AMORTIZUAR PREJ VITESH
Artikulli tjetërEKSPOZITA “GURËT E BESIMIT”, HARMONIA FETARE