Në zbatim të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, refugjatet e parë nga vendet e treta pritet të mbërrijnë në Shëngjin brenda muajit maj.Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i Portit të Shëngjinit, Sander Marashi sipas të cilit sipërfaqja që i është dhënë Italisë për ngritjen e qendres pritëse është rreth 4 mijë metra katror dhe nuk do të ndikojë aspak në punen e përditshme të kësaj ndërmarrje.
Pas Gjadrit, zbatimi i projektit të marrëveshjes me Italinë për refugjatet nga vendet e treta ka nisur edhe në Shëngjin. Prej ditesh punëtor dhe mjete kanë zbarkuar në terren, ku fillimisht është rrethuar vendi i përcaktuar brenda portit për ngritjen e qendres pritëse, e më pas do të nisë puna për ngritjen e saj.Ajo do të shërbejë për pritjen e refugjateve, ku do të qëndrojnë në karantinë për 48 orë dhe më pas nga aty, ata do të transportohen me autobusë rreth 35 km në kampin e Gjadrit.
Investimi me vlere 653 milion euro po realizohet me fonde të qeverisë italiane bazuar në marrëveshjen Rama-Meloni firmosur në nëntor të vitit 2023. Maksimumi i kapacitetit të kampit në një vit do të jetë pritja e 36 mijë refugjatëve të cilët do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit gjatë periudhës që kryhen procedurat për azil.