E marta e 20 gushtit ka qenë vizita përfundimtare e inxhiniereve italianë të cilët inspektuan nga afër projektin e tyre për realizimin e kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës. Gjatë gjithe dites kanë parë nga afër punimet, e po ashtu nëse kampi është gati dhe plotëson të gjitha kushtet për pritjen e refugjatëve të parë të cilët pritet të vijnë brenda muajit shtator.Qendra pritëse në Shëngjin është gati, e ndërkaq punimet në Gjadër vijojnë me intensitet të plotë ku sipas kryeministres italiane Giorga Meloni do të përfundonin në datë 1 shtator, por vizita dhe inspektimi nga inxhinierët italianë do të japë dhe dritën jeshile se kur kampi do të jete gati për pritjen e refugjatëve ne vendin tonë. Nërkohë, është publikuar disa ditë më parë edhe një rregullore e brendshme për punonjësit e qendrës me 14 urdhëresa në total, për sjelljen apo raportin që duhet të kenë me popullin shqiptar gjatë qëndrimit të tyre apo ndërveprimit për shkak të punës.
Punonjësit italianë udhëzohen posaçërisht të mos flirtojnë me gratë shqiptare, pasi sipas rregullores burrat e tyre në rast se do të shohin apo marrin vesh diçka të tillë mund të reagojnë keq, duke e konsideruar shoqërinë shqiptare dhe kryesisht komunitetin në veri të vendit një shoqëri konservatore.
Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor 2023, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.Kapaciteti maksimal është 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatet nga territori shqiptar.