Marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane për refugjatet, ngriti sërish në proteste qytetar dhe aktivist të Shoqërisë Civile në Lezhë.Ata u mblodhen në sheshin “Gjergj Kastrioti” përpara bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar këtë marrëveshje që e kthen Lezhën në qender pritëse për refugjatet e huaj.

Qytetar dhe aktivist thonë se janë të vendosur në betejen e tyre që kjo marrëveshje të mos zbatohet, pasi do të sjellë një dëm të madh për shqipërinë dhe Lezhen në veçanri, ndërsa akuzuan përafqësues të pushtetit për presion ndaj qytetareve për të mos reaguar. Pjesë e protestes ishte dhe ish-deputeti dhe kryebashkiaku socialist i Lezhës Gjok Jaku, sipas të cilit kjo kaos duhet të mbështetet masivisht, pasi kjo marrëveshje është një pabesi që po i bëhet Lezhës.

Qytetar dhe aktivist të shoqërisë civile qëndrun përreth 1 orë në sheshin para Bashkisë së Lezhës, ndërsa paralajmeruan se protestat do të jenë të vazhdueshme, që marrëveshja me Shqipërisë dhe Italisë për refugjatet të mos zbatohet.

Artikulli paraprakXHUBLETA MUND TA HUMB STATUSIN NË UNESCO
Artikulli tjetërQYTETARËT: SHQETËSUES KANALI NË PEDONALE