Hungaria duhet të përjashtohet nga Bashkimi Europian, pasi ka shkelur vlerat themelore të BE-së, ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Luksenburgut
, duke ju referuar keshtu qasjes së Hungarisë në çështjen e refugjatëve por edhe çështja të tjera. Jean Asselbord, i bëri këto komente për gazetën gjermane Die Welt vetëm pasdite, pasi liderët e vendeve të BE diskutuan të ardhmen e bllokut europian pa Britaninë e Madhe. “Kushdo që ashtu si Hungaria ndërton gardhe për të ndaluar refugjatët që i ikin luftës, ose shkel lirinë e mediave dhe pavarësinë e drejtësisë, duhet të përjashtohet përkohësisht dhe nëse është e nevojshme edhe përgjithmonë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Ministri Asselborn. “Kjo është e vetmja mënyrë për të ruajtur vlerat dhe qëndrueshmërinë e Bashkimit Europian”, theksoi ai. Pakënaqësia e Luksemburgut ndaj Hungarisë vjen pasi kjo e fundit ka kundërshtuar planin e BB për rishpërndarjen e azilkërkuesve në vendet e bllokuara europiane.