Të paktën 18 persona janë mbytur në brigjet jugperëndimore të Turqisë, në Bodrum Bay. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së premtes, – bëjnë me dije rojet bregdetare turke. Varka prej druri ishte e mbushur me refugjatë, duke përfshirë sirianë dhe irakenë.
Ata ishin drejtuar për në ishullin grek Kos. 14 persona u shpëtuan, ndërsa 18 të tjerët, duke përfshirë edhe fëmijë, u gjetën të vdekur në det. Kos dhe ishuj të tjerë grekë janë vetëm pak kilometra larg nga brigjet e Turqisë. Këta ishuj janë destinacionet kryesore për refugjatët të cilët kërkojnë të hyjnë në BE. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më shumë se 781,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi nga deti që prej fillimit të vitit, kryesisht nga Turqia. Deri më tani janë shënuar 632 vdekje në Egje . Sipas agjencisë së refugjatëve të OKB-së, më shumë se 950,000 njerëz kanë arritur në Evropë nga deti.