Çështja e emigrantëve në Gjermani është duke marrë një vemendje të madhe në shtetin Gjerman. Edicione informative e shumë programe televizive i kushtojnë hapësira të kondsiderueshme këtij fenomeni. Sigurisht të prekur nga çdo veprim i gjermanëve jemi dhe ne Shqiptarë të cilët kemi një numër në rritje nga dita në ditë të azilkërkuesve.

Të gjithë po lëvizin në drejtim të një jete më të mirë, e sigurisht Gjermani e ofron atë. Kjo jo vetëm nga ana ekonomike por sigurisht dhe nga kultura që ka ky popull, apo mënyrën se si rriten vetë fëmijet. Pikërisht gjatë xhirimeve të një emisioni, ku do të flitej për çështjen e refugjatëve, një vogëlush 4 vjeçar, Niclas është pyetur nga reperi “Fard” nëse ka të huaj në kopshtin e tij. Përgjigjja e vogëlushit i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe është konsideruar si mesazhi më i mirë kundër racizmit. “A ka të huaj në kopshtin e fëmijëve? Jo, atje ka fëmijë”. Pikërisht, atje ka fëmijë, ka qenë përgjigjja spontane e një fëmije 4-vjeçar gjerman që më pas është bërë hit në rrjetet sociale. Faqja Hiphop.de e ka publikuar videon në Youtube me këtë titull: “Ekzistojnë 1000 përgjigje lidhur me çështjen e refugjatëve. Por të vetmen përgjigje të vërtetë na e jep një 4 -vjeçar. Hiphop nuk njeh absolutisht asnjë kufi! Mendoni për këtë. Njeriu është njeri”. Kjo tregon dhe një herë se kush është Gjermania e ndoshta kjo është dhe arsyea pse Shqiptarë po vërhsojnë çdo ditë e më shumë drejt këtij shteti. E pse Shqipëria nuk ofron as kushtet më minimale të jetës, natyrisht përgjigja duhet të vijë nga shteti që zgjidhet në shërbim të qytetarëve e jo xhepave e dëshirave përsonale.

Artikulli paraprakAP , PUBLIKON TË TJERA EKSKLUZIVE NGA LUFTA NË KOSOVË
Artikulli tjetërNURJA: OPOZITA DHE MAZHORANCA MARRËVESHJE TË FSHEHTË