residenti i Republikës, Bujar Nishani tha se Shqipëria është e gatshme të japë kontributin e saj në parandalimin e krizës së refugjatëve. Në Samitin Humanitar i cili organizohet nga OKB në Stamboll, kreu i shtetit shqiptar, deklaroi se Shqipëria është vend që pritet të hapë negociatat dhe si e tillë është e angazhuar të plotësojë të gjithë kriteret për këtë proces.

Nishani  u shpreh se: Ne kemi mundësi të tregojmë solidaritetin tonë për të parandaluar këtë krizë humanitare dhe ndikimin e saj politik. Kriza e refugjatëve vjen edhe nga ekstremizmi dhe nga arsye të tjera, megjithatë Shqipëria është e angazhuar për të dhënë kontributin për parandalimin e kësaj krize. Kjo krizë vjen si rezultat i kësaj dhune në vendet konfliktuale, por ne do të arrijmë një marrëveshje për të promovuar më shumë këtë bashkëpunim. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në vendosjen e paqes dhe harmonisë fetare në vend. Në këtë kontekst do të promovojë këtë lloj dialogu në arenën ndërkombëtare. Roli i Shqipërisë në stabilitetin e rajonit është parësor, jemi të angazhuar për të vijuar me kontributin tonë për të zgjidhur këtë krizë. Këtë do ta bëjmë duke respektuar minoritetet. Shqipëria do të tregojë ndjeshëmrinë e saj dhe është gati të bashkëpunojmë me fqinjët. Shqipëria është një vend kandidat për në BE dhe në pritje të hapjes së negociatave dhe është e angazhuar për të plotësuar të gjitha kriteret. Jemi të gatshëm të kontribuojmë në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Artikulli paraprakSKANDALI NË JETIMORE, KLOSI URDHËRON NGRITJEN E TASK – FORCËS
Artikulli tjetërSTAR TREND – 23.05.2016