Francë, refugjatët përdhunojnë përkthyesen në xhunglën “Kalais”
Një përkthyese e cila shoqëronte një gazetar në kampin e refugjatëve në Kalais është dhunuar gjatë natës. 38 vjeçarja rrëfeu se ishin tre afgan, njëri prej të cilëve në kërcënimin e thikës e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale ndërsa dy të tjerët rrinin larg. Pas ngjarjes gazetari freelance dhe përkthyesja e denoncuan ngjarjen në polici. Përkthyesja iu nënshtrua kontrollit mjekësor ndërsa tre afganët u shpallën në kërkim. Ngjarja u shënua vetëm një ditë pasi një gjykatë administrative franceze dha lejen që të ndërtohet muri në very të Francës në Kalais. Kjo zonë e njohur ndryshe si xhungla është kthyer në një pikë grumbullimi të refugjatëve të cilët dëshirojnë të kalojnë në Britani. Në xhungël jetojnë rreth 6 deri në 10 mijë refugjatë. E për të ndalur lëvizjet e tyre u vendos ndërtimi i Murit të madh të Kalais.Pak pas publikimit të ngjarjes ku një përkthyese e rrjetit francez France 5 u përdhunua në kampin e refugjatëve në Kale, teksa shoqëronte një ekip gazetarësh për një reportazh mbi minorenët në kamp, drejtësia franceze vendosi për zbrazjen e ktij kampi. Gjykata administrative në Lil dha miratimin e saj për evakuimin duke refuzuar apelin e një jave më parë nga 11 organizata humanitare të cilat janë kundër kësaj mënyre veprimi. Sipas mediave franceze evakuimi duhet të nisë të hënën e ardhshme.