Refugjati në Berlin: Jemi të shqetësuar si do na shohin tani gjermanët

Një refugjat sirian, i cili jeton në akomodimin e provizuar në Berlin, tha se pas sulmit me kamion është i shqetësuar për mënyrën se si do i shohë tani populli gjerman. Efektivët e forcave speciale kërkuan një hangar në ish aerportin Tempelhof, që është shtëpi e rreth 2 mijë emigrantëve, pas ngjarjes të së hënës. Ibrahim Sufi, refugjati 26 vjeçar që jeton në aeroportin jashtë-funksioni tha për Reuters: “Sigurisht që jemi të shqetësuar. Ne jemi të shqetësuar se si publiku gjerman do na shohë pas sulmit terrorist.Mesazhi im për gjermanët është: Mos dyshoni te të gjithë, mos i përgjithësoni”.

Artikulli paraprakPAS SHERRIT ME FAMILJARËT, E REJA TENTON VETËVRASJEN
Artikulli tjetërSHFRYTËZONIN SI PROSTITUTË 17-VJEÇAREN, NËN HETIM ÇIFTI