Refuzimi i negociatave me BE-në rrezikon të rrëzojë qeverinë maqedonase dhe ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, deklaron se të dielën do takohet me liderët e partive politike, ndërsa kryeministri Zoran Zaev ka kërcënuar me dorëheqje.

Vendimi i Këshillit Europian për t’i mohuar Maqedonisë së Veriut fillimin e negociatave të anëtarësimit ka tronditur themelet e ekzekutivit maqedonas.

Presidenti, Stevo Pendarovski, deklaroi se të dielën ka thirrur në takim liderët e të gjitha partive parlamentare.

“Në emër të ardhmërisë së vendit tonë iu bëj thirrje të gjithë liderëve partiakë që të lënë mënjanë inatet politike, sepse jam i bindur sepse pikërisht tani kemi nevojë për unitet. Reformat në shumë sfera duhet të vazhdojnë sepse janë kusht për kohezion dhe stabilitet të brendshëm. Standardet europiane janë standardet tona,” deklaroi Pendarovski.

Mesazhi pasoi një video-deklaratë kritike të kryeministrit Zoran Zaev, i cili nuk vonoi të mbledhë kryesinë e partisë së tij socialidemokrate për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm.
Burime diplomatike informuan agjencinë italiane të lajmeve, Ansa, se kryeministri Zaev do i përmbahet zotimit të ditëve të fundit duke dhënë dorëheqjen.

Partia më e madhe opozitare, fajësoi politikat e gabuara, mungesën e reformave dhe korrupsionin qeveritar për dështimin e negociatave.

“Njerëzit duan zgjedhje të parakohshme, dhe kjo shtë zgjidhja e vetme logjike dhe e dëshirueshme për të kapërcyer krizën,” shtoi kryetari i VMRO-së, Kristjan Mickoski.
Shtyrja e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut u komentua me zhgënjim edhe nga komisioneri në largim i BE-së, Johanes Hahn.

Zyrtari europian qortoi kolegët e tij se nuk kishin vlerësuar progresin madhor të vendit dhe po rrezikonin të destabilizonin të gjithë Ballkanin Perëndimor

Artikulli paraprakAPELI LIRON KREUN E KADASTRËS SË DURRËSIT
Artikulli tjetërPËRPLASI PËR VDEKJE TIFOZIN E INTERIT, URDHËR ARRESTI PËR ULTRASIN